Stadiumi ndihmës në Skenderaj - Foto: Facebook/KadriVeseli

Skenderaj bëhet me stadium ndihmës

Ministria e Sportit së bashku me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë përuruar stadiumin ndihmës në qytetin e Skenderajt.

Ky projekt i fushës ndihmëse të futbollit ka kushtuar 450 mijë euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi deklaroi se janë në plan edhe 11 stadiume tjera ndihmëse në Kosovë për të gjitha klubet.

“Shumë shpejt, brenda 6 muajve, 12 klubet do t’i kenë 12 stadiume ndihmëse”, tha ministri Gashi para ta pranishmëve.

I pranishëm në përurimin e këtij stadiumi ishte edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.