Si ta kuptoni që po vuani nga sindromi ‘burnout’ (kapitja)?

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ripërcaktuar ‘burnout’ si një sindrom i lidhur me stresin kronik të punës. Ka dallim mes një ngarkese në punë dhe diçkaje më serioze, shkruan Zaria Gorvett.

Nëse do të thoshit se po vuani nga ‘burnout’ në fillim të viteve ’70, ju do të befasonit shumë njerëz. Në atë kohë, termi përdorej joformalisht për të përshkruar efektet anësore që pësonin përdoruesit e varur nga droga: zbehja e përgjithshme e aftësive mendore, për shembull, siç ishte rasti me shumë persona që dilnin shpesh nëpër ndeja.

Megjithatë, kur psikologu gjermano-amerikan Herbert Freudenberger e njohu për herë të parë problemin e ‘burnout’ në New York City në vitin 1974, në një klinikë për të varurit dhe të varfërit, Freudenberger nuk po mendonte për përdoruesit e drogës, shkruan BBC.

Vullnetarët e klinikës gjithashtu hasën në vështirësi: puna e tyre ishte e rëndë dhe shumë prej tyre filluan të ndjehen të demotivuar dhe të zbrazët emocionalisht. Megjithëse ata kishin gjetur punë të dobishme, ata ishin bërë cinikë dhe depresiv, ata nuk u jepnin pacientëve të tyre vëmendjen që meritonin. Freudenberger e përkufizoi këtë gjendje të re alarmante, si një gjendje shterimi të shkaktuar nga puna e tejzgjatur dhe e huazoi fjalën ‘burnout’ për ta përshkruar atë.

‘Burnout’ ka tri elemente: ndjenjën e lodhjes, shkëputjen mendore nga puna dhe performancë më të dobët në punë.

Por, të presësh derisa të jeni plotësisht të rraskapitur për të bërë diçka rreth kësaj, nuk ndihmon fare dhe nuk do të donit të prisni që të trajtoni ndonjë sëmundje tjetër, kur të jetë tepër vonë.

Megjithëse ka shumë mundësi trajtimi për depresionin,’burnout’ më së miri trajtohet duke bërë ndryshime në mënyrën e jetesës.