Foto: Facebook

Si Punon dhe si ta Përdorim Bankomatin ‘Bitcoin ATM’?

‘Bitcoin ATM, apo bankomati i parasë virtuale, ua lejon përdoruesve të blejnë dhe të shesin Bitcoins për para të gatshme.

‘Bitcoin ATM’-të mund të jenë më të shtrenjtë se transaksionet në internet, pasi kostoja e infrastrukturës është më e lartë, duke përfshirë ndërtimin e një ATM-je dhe hapat që nevojiten për të transferuar paratë dhe Bitcoins.

Hapi i parë që duhet të veproni është skanimi i identifikimit të ATM-së, pasi secili ATM ka një kod të veçantë.

Pastaj përdoruesi i fut disa para dhe gjeneron një kod- QR nga portofoli i saj – QR kodi që është një katror i madh me pixel të zinj dhe të bardhë. Pastaj përdoruesi i dërgon Bitcoins në adresën e klientit.

Disa ATM krijojnë një portofol të letrës “Offline”, ose portofolin jashtë linje, në thelb një instrument mbajtës i Bitcoins.

‘Bitcoin ATM’-të janë në thelb mjete për transmetimin e parave dhe si të tilla, bizneset i nënshtrohen vendimeve të FinCEN dhe duhet të jenë në përputhje me procedurat e njohjes së klientit tuaj dhe kundër pastrimit të parave, ose AML dhe KYC. Regjistrimi për statusin e transferuesit të parave mund të jetë i kushtueshëm dhe kjo do të thotë që ofruesit e ATM-ve duhet të paguajnë taksat.

Në mënyrë tipike tarifat janë në rangun prej 5 përqind dhe çmimet e kuotuara janë marrë nga këmbimet e mëdha që bëhen në kohë reale. Kompania do të përpiqet të menaxhojë paranë e saj dhe ekspozimin e Bitcoin duke balancuar inputet dhe rezultatet e saj përmes tregtimit të drejtpërdrejtë me këmbimin e saj – mbajtja e shumë Bitcoin-ve pa mbrojtje paraqet mundësinë e fitimeve apo humbjeve të mëdha.

Probleme të tjera vijnë me lehtësirat bankare pasi që ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për bizneset që lidhen me Bitcoin për të marrë lehtësirat tradicionale bankare.  Pra, lëvizja e parave të gatshme brenda dhe jashtë mund të jetë problematike – mbrojtja duke përdorur monedha të ndryshme të Bitcoin në të ardhmen mund të jetë një metodë lehtësuese për rreziqet duke përfshirë luhatjen e shpeshtë të çmimeve.

Edhe pse përdoruesit fillestar të Bitcoin kanë qenë admirues dhe entuziastë, ka argumente bindëse për përhapjen e Bitcoin ATM-ve dhe përdorimi i tyre i madh nga turistët kur ballafaqohen me tarifa të larta në zyret tradicionale të këmbimit. Ata blejnë Bitcoin para fluturimit dhe i shesin ato më pas, megjithëse me tarifën 5% në secilën rrugë dhe luhatshmëri të madhe kjo është mjaft e rrezikshme.

Përdorimi tjetër i mundshëm për qasje është lejimi i institucioneve jobankare për të fituar qasje në monedhën virtuale dhe të marrin pjesë në transaksionet elektronike ndërkombëtare. Në thelb duke u dhënë atyre mundësinë për t’u bërë banka e tyre globale, përhapja e Bitcoin dhe kripto-monedhës (monedha virtuale) arrin të gjitha qoshet e botës. Një monedhë keniane nuk do të shkoj shumë larg, ndërsa një Bitcoin po.//cryptocompare.com

http://kallxo.com/mberrin-bitcoin-atm-pare-ne-kosove/