Si mund ta vrasë ndryshimi klimatik mollën e kuqe?

 

Njerëzit i kanë favorizuar mollët e kuqe për gjenerata të tëra, por rritja e temperaturave mund të qojë në fundin e ngjyrës së trëndafilit.

Lloji tipik i mollës është e kuqja, në dyqanet tona mund të gjenden molla të verdha të gjelbra, madje diku mund të gjeni edhe lloje të copëtuara ose të mbështjelluara me profuzion të ngjyrave, raporton BBC. 

Por e kuqja, ose herë pas here, e gjelbra-është ngjyra e mollës në shumicën e librave të alfabetit. Është një detaj interesant, sepse mollët nuk kanë qenë gjithmonë njëngjyrëshe.

Paraardhësit e mollës kanë qenë lisa të egër që rriteshin në Kazakistanin e sotëm, në shpatin perëndimor të maleve që kufizohet me Kinën perëndimore.

Sot, mollët e egra rriten ende atje, që e pastrojnë ajrin dhe ushqejnë arinjtë që sillen nëpër mal, edhe pse numri i mollëve të egra ka rënë për 90% në 50 vitet e fundit si shkak i zhvillimit njerëzor dhe e ardhmja e tyre është e pasigurt.

Frutat radhiten nga e verdhë e lehtë në të kuqe si qershia dhe e gjelbra pranverore, por e kuqja në përgjithësi nuk është më e pranishme sesa ngjyrat tjera.

Një adhurues i mollëve, Beck Lowe, raporton se ironikisht një frutë komercial i Kazakistanit, si drunjtë kudo në botë, po rrit molla me origjinë amerikane.

Ngjyra e mollës formohet nga shfaqja e një niveli të caktuar të gjeneve në lëvozhgë, sipas shkencëtareve.

David Chagne, një gjeneticist në Hulumtime për bimë dhe ushqime në Zelandën e Re, shpjegon se një set i enzimave punojnë së bashku për të kthyer një numër të caktuar të molekulave në pigmentin e quajtur anthocyansis, e njëjta kategori e substancave që u jep ngjyrë patateve, rrushit dhe kumbullave.

Niveli i këtyre enzimave kontrollohet nga një faktor transkriptues-një proteinë që rregullon shfaqjen e gjeneve e quajtur MYB10, që do të thotë se, sa më shumë që të ketë MYB10, aq më e kuqe do të jetë molla, në fakt, një studim ka gjetur se tek mollët me lëvore të kuqe, niveli i MYB10 është më i lartë sesa tek ato me pjesë të ndara me shirit.

Një fakt më intrigues është se ngjyra e mollës varet nga temperatura,  për të pasur një mollë plotësisht të kuqe, temperaturat duhet të jenë të ftohta, thotë Chagne, sepse nëse ato ngritën mbi rreth 40C,  niveli i MYB10 dhe antocianinës prishen.

Në rajonin Pyrenees të Spanjës, ai dhe kolegët e tij, panë se lloji i mollëve të kuqe humbën ngjyrën pas nxehtësisë në korrik, me rritjen e temperaturave, është më e vështirë që molla të bëhet e kuqe.

Ndoshta kërcënimi që ndryshimi klimatik paraqet për mollën e kuqe do të kundër balancohet nga vendosmëria jonë e plotë për ta ruajtur racën, edhe nëse do na kushtojnë shumë këto programe.

Edhe para se ta kuptonim gjenetikën, mollët me ngjyrë i tërhiqnin më shumë njerëzit.  John Bunker, një kolektor i mollëve në Palermo, ka shpëtuar shumë raca të harruara nga zhdukja, përfshirë mollët që rriteshin një shekull më parë, në mesin e tyre edhe e mrekullueshmja Oksfordi i zi, një mollë që ka ngjyrë të kuqe të errët, që mund ta ngatërrosh me ndonjë kumbull gjigante deri sa ta presësh.

“Ngjyrat janë fenomenale, dhe mendoj që për disa njerëz përfshirë edhe veten ky është atraksioni origjinal,” tha ai.

Ngjyra nuk i ka tunduar shumë karakteristikat tjera të mollës, kur dikush mbillte ato, sepse ata fokusoheshin në shijen dhe përdorimin e mollës: disa janë të mira për uthull, disa për pite, disa për marmelatë, dhe disa për tu ngrënë. Nuk ishte shumë e rëndësishme sesi do dukeshin, sepse fermerët i rrisnin për vete dhe për tregti, funksioni kishte rëndësi më shumë sesa  dukja.

Bunker thotë se gjithçka ndryshoi rreth 100 vite më parë.

“Në një kulturë me ferma të vogla të ndryshme, ekonomi të vogla fermash, uniformiteti është vlerë e limituar”, thotë ai.

Në të njëjtën kohë mollët vjeleshin para se të ishin komplet të pjekura në mënyrë që të barten në distanca të largëta pa u kalbur.

Por këtu është problemi, “ngjyra është indikator i pjekurisë”, sipas Bunker, mollët e vjelura para kohe, nuk e kanë pasur ngjyrën e duhur.

Por edhe në mollët e rritura në ferma provohet të ikët nga mallkimi i Shijes së kuqe, edhe pse kërkesa për të kuqen vazhdon.

Njerëzit tani kanë prezantuar Honeycrisps, me mutacione që e bëjnë mollën më të kuqe, “kjo ndodh me çdo mollë në markete,” thotë Bedford nga Universiteti i Minesotës, “kjo është natyra  e dëshirës tonë të kemi mollë ashtu si duam ne të duken, që prej kur njeri filloi të bëjë zgjedhje, ata i kanë bërë çdo herë e më të kuqe”.

Mollët më të kuqe mund të mos jenë më të mira sesa të verdhat-në fakt mund të jenë më të këqija, por, “është e kuqja ajo që shitet, ky është problemi”, në mënyrë që ta rregullojmë këtë Universiteti i Minesotës ka lëshur molla të tjera të quajtur si Klubi model, në këtë sistem mbjellësit nuk lejohen të selektojnë për një frut më të kuq.

A do të triumfojë natyra e vërtetë e mollës mbi gjuetinë për mollën e kuqe, historia sugjeron se do jetë një betejë ë rëndë, por ne të gjithë mund të ëndërrojmë.