Si mund ta përdorni lëkurën e bananes?

Banania është një nga frutat më të shëndetshme, por edhe shumë të shijshme njëkohësisht.

Pasi e kemi konsumuar një të tillë kemi tendencën ta flakim menjëherë lëkurën e saj, por këtë gabim mos e përsërisni më.

Dietologët thonë se lëkura e saj është shumë e shëndetshme, pasi përmban vitaminat A, D, C.

Por ajo është shumë e mirë edhe për të zbardhur dhëmbët, apo edhe për ta vendosur mbi lëkurë kur na ka pickuar ndonjë mushkonjë.

Lëkura e bananes mund të përdoret fare mirë edhe në kuzhinë.

Ajo mund të skuqet, zihet apo mund të grihet në mikser për të bërë një smoothie shumë të mirë, kështu që herë tjetër mos e nënvlerësoni. /21Media