FOTO ILUSTRIM : Snownjeri

Si krijohen orteqet dhe pasojat nga rrëshqitja e tyre

Orteqet janë fenomen natyror që krijohen nga fjolla të imëta bore, të cilat mund të krijojnë një masë prej qindra tonësh.

Në botë orteqet njihen si “dragojtë e bardhë”ose “vrasësit e vrullshëm” për shkak se kanë zënë shumë persona, duke i dërguar drejt vdekjes.

Orteqet mund të krijohen në shpate malore nga bora e rënë në formë kristalesh, topthash dhe kokrrizash.

Ndryshimet në temperaturën e ajrit dhe presioni që krijohet nga grumbullimi i dëborës, bëjnë që kristalet të zvogëlohen teksa zënë vend në tokë. Brenda vetëm 24 orëve, 30 centimetra borë e porsarënë mund të ngjishet deri në 10 centimetra.

Lloji i dëborës, sasia e rënë, pjerrësia e terrenit, ndryshimi i temperaturës dhe forca e erërave, të gjitha këto përcaktojnë nëse një ortek do të vihet në lëvizje ose jo. Një ortek mund të nisë rastësisht edhe nga pesha e një njeriu ose e një kafshe.

Gjithsesi, ekzistojnë edhe lloje të tjerë ortekësh ndërsa më të rrezikshmit janë ata të cilët krijohen nga grumbullimi i dëborës së vjetër që është ngjeshur me kalimin e kohës. Kur thyhet shtresa e sipërme e dëborës, copa të mëdha akulli mund të rrëshqasin poshtë shpatit të malit, me shpejtësi 50 dhe 80 kilometra në orë.

Gjithashtu ortekët e erës krijohen kur një përzierje dëbore e porsarënë që përbëhet nga flokë kristali dhe kokrriza​, lloji i dëborës si pluhur që pëlqehet nga skiatorët​, shpërndahet në ajër nga një shkulm i fortë ere.

Duke qenë e lehtë, dëbora ngrihet në ajër dhe mund të bjerë poshtë në luginë me një shpejtësi mbi 300 kilometra në orë. Në këtë rast, presioni i ajrit që i paraprin masës së borës, rritet kaq shumë, saqë orteku mund të shkulë çatitë, madje edhe t’i rrënojë shtëpitë brenda disa sekondash.

Orteqet mund të parashikohen me paralajmërimin e ndryshimeve klimatike në zona të caktuara, por rreziku asnjëherë nuk është i evitueshëm.

Skiatorët, alpinistët dhe banorët e zonave të thela malore duhet të presin derisa shpatet e maleve të kontrollohen për të parë nëse janë të sigurta.

Gjithashtu, duhet të vendosen shenja paralajmëruese në zonat ku rrezikshmëria nga orteqet është më e lartës.

Rreziku nga orteqet mund të minimizohet nëse mbillen pemë, duke rritur stabilitetin e shpateve dhe duke ndihmuar për të zvogëluar dëmtimet më tej në luginë.

Kosova nuk bën pjesë në zona të rrezikshmërisë së orteqeve, por në vitin 2012 një ortek në fshatin Restelicë, fshat i thellë në rajonin e Gorës, kishte mbuluar disa shtëpi të familjes Reka.

Ai ortek u mori jetën 10 anëtarëve të kësaj familje, ndërsa vajza e vogël Amsera, atëherë 7 vjeçe, ishte nxjerrë e gjallë nga gërmadhat e shtëpisë.

https://kallxo.com/restelica-kater-vite-pas-ortekut-te-bores/

Sot, si pasojë e një orteku të borës në Brezovicë ka mbetur i vdekur, Arian Daci, 37 vjeçar, zëvendësministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, njëkohësisht djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave, Nexhat Daci.

https://kallxo.com/djalit-te-nexhat-dacit-do-ti-behet-autopsia/

Përgatiti: Drenushë Ramadani

 

 

 

Burimi:

https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/102005727

https://www.bbc.com/bitesize/guides/zwjrsg8/revision/3