Shteti që po shqyrton bllokimin e Facebook-ut për një muaj

Papua Guinea e Re është duke shqyrtuar bllokimin e Facebook në këtë vend për të zbuluar llogaritë dhe lajmet e rreme.

Propozimi i paraqitur nga ministri i Komunikacionit Sam Basil për të zëvendësuar Facebook me një platformë lokale, është përqeshur në mediat e këtij vendi.

Largimi një mujor i Facebook do të fillojë të enjten dhe do të lejojë qeverinë të mbledhë informacion të mjaftueshëm rreth përdoruesve të rremë dhe të mbledhë të dhëna për ata që kanë ngritur pornografinë dhe informacionin e ndjeshëm në internet.