Shtëpia më e pazakontë në botë

Bruce Campell, është një inxhinier 64-vjeçar i pensionuar dhe gjithmonë ka pasur vizione shumë kreative.

Kur ai ishte në të njëzetat, bleu një copë toke në pyllin e Hillsboro, Oregon, me një vizion shumë të qartë se çka të bënte me të.

Ai mori një aeroplan të vjetër, aeroplanin e ktheu në shtëpinë më të veçantë në tokë.

Që kur ishte ai i ri, Campbell ka patur një lidhje me objekte të vjetra dhe duke krijuar gjëra të reja.

Plani i tij për këtë pjesë të tokës ishte ta përdorte atë si vend për të ndërtuar një shtëpi për vete, një shtëpi që donte të ishte modeste dhe shumë më ndryshe.

Duket sikur ishte një plan shumë novator, por pastaj Campbell dëgjoi për një shtëpi që dikush tjetër kishte ndërtuar.

Rreth dy dekada pasi ai erdhi së pari me planin e tij, Bruce Campbell dëgjoi për Joanne Ussery, një grua nga Misisipi.

Ajo kishte blerë një aeroplan “Boeing 727” dhe e shndërroi atë në një shtëpi.

Shtëpia e saj e mëparshme ishte djegur, kështu që ajo zgjodhi të rinovonte një aeroplan funksional pranë një lumi të qetë.

Kjo e bëri Campbell të mendojë dhe ai vendosi të ndryshojë planet e tij.

Në vitin 1999, Campbell vendosi të blinte një avion “Boeing 727” nga Olympic Airways për një çmim 100,000 dollarë.

Kur e bleu aeroplanin, ai duhej të transportonte automjetin e madh në pyll në Oregon.

Meqenëse aeroplani duhej të importohej nga Greqia, ky transport doli të ishte paksa një çështje e shtrenjtë.

Shpenzimet e transportit përfundimisht u shtuan deri në 120,000 dollarë, që do të thotë se ai në thelb pagoi 220,000 dollarë për aeroplanin.

Megjithëse avioni kishte vlerë çdo qindarkë të vetme, shkruan rtv21.tv. Brenda aeroplanit ka të gjitha gjërat që mund të keni nevojë.

Shumë nga elementet origjinale të aeroplanit janë mbajtur në mënyrën e duhur.

Campbell madje shtoi një makinë larëse dhe një lavaman. Boeing 727 ofron shumë hapësirë, por Campbell jeton mjaft modest në shtëpinë e tij të pazakontë.

Ai fle në një kolltuk, gatuan duke përdorur një mikrovalë dhe ha kryesisht drithëra dhe ushqim të konservuar./21Media