Ilustrim

Shqiptarët Dënohen për Kokainë në Britani

Rreth 20 vjet burg është dënimi të cilin gjykata në Kardif të Britanisë së Madhe e ka shqiptuar për bandën Shqiptare të cilët u kapën duke tregtuar drogë të llojit kokainë.

Shtetasit shqiptarë Kristian Bujaj 26 vjeç, Klaudio Doroftei 25 vjeç dhe Ermal Zina 39 vjeç janë paraqitur dje në gjykatën e Kardifit dhe janë deklaruar fajtorë për pastrim parash dhe zotërim të drogës me qëllim trafikimi.  Tre të dënuariti ishin arrestuar në një akison të policisë ku u sekuestrua  kokainë në vlerë prej 200 mijë funta peshore dhe disa telefona celularë.

Me vendimin e gjykatës Doroftei dhe Zina u burgosën për 6 vjet e tetë muaj, kurse Bujaj u burgos për 6 vjet./RTV21