Ilustrim

Shprehitë e përditshme që ua fryejnë stomakun

Fryrja e barkut është shenjë fizike që tregon se sistemi jonë i tretjes nuk është duke funksionuar siç duhet, dhe kjo mund të jetë duke ndodhur si pasojë e shumë shkaktarëve.

Disa prej shprehive të përditshme që mund të jenë duke jua shkaktuar këtë fryrje të barkut:

Jeni duke ngrënë shpejt

Ekspertët thonë se nëse e keni shprehi të hani shumë shpejt, atëherë duhet ta ndryshoni këtë shprehi sepse vetëm sa jeni duke i bërë dëme barkut tuaj.

Nuk e përtypni ushqimin mirë

Mos përtypja e mirë e ushqimit mund të kontribuojë dukshëm në fryrjen e barkut dhe në problemet tjera që kanë të bëjnë me sistemin tretjes. Ekspertë thonë të përpiqeni ta përtypni ushqimin të paktën 20 herë para se ta gëlltitni.

Dehidratimi

Edhe dehidratimi është një prej shkaktarëve të fryerjes së barkut. Ekspertët rekomandojnë të paktën tetë gota ujë në ditë