Shpikja e 11 Vjeçarit Parandalon Vdekjen e Fëmijëve nga Temperaturat e Larta Brenda Veturave

Bishop Curry po kërkon mënyra që të rregulloj botën.

Si një djalë 11-vjeçar, ai është jashtëzakonisht kurioz për problemet e mëdha, babai i tij thotë – që nga fatkeqësitë natyrore deri tek të drejtat e njeriut. Dhe ai gjithmonë ka dashur t’i rregulloj këto gjëra.

Kjo është arsyeja pse nuk ishte një surprizë kur Bishop, pasi pa një raport të lajmeve lokale në lidhje me një fëmijë 6 muajsh që vdiq kur u la në një makinë të nxehtë, zgjodhi të sigurohej që diçka e tillë të mos ndodhte kurrë më.

“Unë thoja ‘Kjo do të ishte një mënyrë për të ndihmuar njerëzit’”, tha Bishopi për NBC News.

Pra, Bishopi, në shtëpinë e tij në McKinney, në Teksas, vizatoi një model të një pajisjeje që do të ndiejë nëse një fëmijë është lënë vetëm në një makinë. Pajisja, e lidhur mbështetësen e kokës ose ulëset e makinës, do të lajmërojë telefonat e prindërve dhe policinë – të gjitha këto derisa fryn ajër të ftohtë derisa ndihma të arrijë.

Ai e quan pajisjen “Oasis”.

“Është sikur të shkruash” tha Bishopi. “Por pa emojis”

Babai i tij, një inxhinier në Toyota gjithashtu i quajtur Bishop Curry, e pranoi menjëherë këtë ide: “Mendimi im ishte,”Pse nuk është në dyqane tani?””

Toyota ishte aq e impresionuar nga ideja e Bishopit sa e dërgoi atë dhe babanë e tij në Miçigan në një konferencë sigurie.

Edhe pas gjithë kësaj vëmendje, Bishopi nuk do ta harrojë së shpejti tragjedinë që frymëzoi shpikjen e tij.

Fern, vajza 6 muajshe e cila kishte vdekur në një makinë shumë të nxehtë brenda, jetonte aty pranë. Bishopi ka kaluar nga shtëpia e familjes së saj gjatë gjithë kohës në rrugën për në shkollë.

Që nga incidenti tragjik, Bishopi u takua me prindërit e Fern.

“Ata më mbështetën me të vërtetë” tha ai. “Ata nuk donin që ndonjë gjë (si kjo) të ndodhte me ndonjë familje tjetër”.

Që nga viti 1994, 804 fëmijë kanë vdekur në makinat me temperature të lartë brenda në Shtetet e Bashkuara, sipas Kids and Cars, një qendër avokatie që studion këtë çështje. Në rreth 55 përqind të këtyre rasteve, prindi nuk ishte në dijeni se fëmija ishte në automjet, thonë ata.

‘Oasis’ mund të bëhet realitet: Mbështetësit kanë dhuruar më shumë se 31.000 dollarë për një fond në internet për të ndihmuar në sigurimin e patentës për pajisjen.

“Njerëzit po dhurojnë për këtë me besim”, tha babai i Bishopit. “Besimi se bota mund të ndryshojë nëpërmjet një fëmije.”