Shpërthim gjigant i meteorit mbi Tokë

Shpërtheu me 10 herë më shumë sesa energjia e çliruar nga bombë atomike Hiroshima Një meteor i madh shpërtheu në atmosferën e Tokës në dhjetor, sipas NASA-s.

Ky ishte shpërthimi i dytë më i madh i këtij lloji në 30 vjet, dhe më i madhi që nga shpërthimi i meteorit mbi Chelyabinsk në Rusi gjashtë vjet më parë. Deri tani fenomeni nuk ishte bërë publik.

Shpërthimi ndodhi në Detin Bering, jashtë Gadishullit të Kamchatka të Rusisë.

Meteori shpërtheu me 10 herë më shumë sesa energjia e çliruar nga bombë atomike Hiroshima.

Lindsey Johnson, oficeri i mbrojtjes planetare në NASA, tha se një shpërthim i përmasave kaq të mëdha pritet të ndodhë vetëm rreth dy ose tre herë çdo 100 vjet.

Asteroidi mbërriti në atmosferë më 18 dhjetor, me një shpejtësi prej 32 km/s, në një trajektore të pjerrët prej 7 gradë. Meteori shpërtheu 25.6 km mbi sipërfaqen e Tokës, me një impakt të energjisë prej 173 kilotonë./21Media