Shoferët e automjeteve janë të padurueshëm ndaj semaforit dhe bëhen nervozë pas vetëm tre sekondash

Shoferët të cilët nuk nisen brenda tre sekondave nga ndezja e semaforit, i acarojnë ata që presin pas tyre, treguan rezultatet e sondazhit të bërë nga nga Organizata Britanike e Ndihmës Rrugore (RAC) e kryer me 2,498 shoferë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas këtij sondazhi 46 për qind e shoferëve besojnë se nuk duhet të kalojnë më shumë se tre sekonda nga ‘ndezja e dritës së gjelbër’ te shoferët në lëvizje.

Prandaj, RAC ka shprehur shqetësime për sigurinë në trafik, bllokimin e trafikut dhe ndotjen e ajrit të shkaktuar nga drejtuesit e mjeteve që reagojnë shumë ngadalë.

Rreth 17 për qind e të anketuarve thanë se shpesh dështojnë ta kalojnë dritën jeshile për shkak të shoferëve para tyre që nuk përgjigjen në kohën e duhur. Rreth tre të katërtat (64 përqind) thonë se u duhej të prisnin më shumë se 10 sekonda në të gjelbërten.

Është treguar se ngadalësia në lëvizje i irriton më shumë meshkujt sesa femrat (50 për qind krahasuar me 41 për qind).

Rreth një e treta (35 për qind) e të anketuarve thanë se mund ta përballonin nëse dikujt i duheshin nga katër deri në gjashtë sekonda, dhe shtatë për qind e të anketuarve ishin shumë të qetë për këtë dhe thanë se mund të prisnin për aq kohë sa duhej.

Zëdhënësi i RAC Simon Williams tha se më shumë se tre sekonda mund të duken si një përjetësi kur përpiqeni të kaloni përmes një semafori, veçanërisht atëherë kur në disa semaforë drita jeshile zgjat vetëm 15 sekonda.

Pritja redukton seriozisht numrin e automjeteve që mund të kalojnë para se të ndizet drita e kuqe, duke shkaktuar bllokime të trafikut dhe ndoshta duke e rritur ndotjen e ajrit, shtoi ai.

Shumë shoferë për disa arsye nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme asaj që po ndodh rreth tyre kur ata janë duke pritur në radhë në një semafor, tha ëilliams.

Përveç zgjatjes së kohës së vozitjes, kjo mund të ndikojë edhe në sigurinë rrugore, veçanërisht kur shoferët e automjeteve nisen befasisht sepse e vërejnë ndryshimin e dritës së semaforit me vonesë, prandaj nuk i kontrollojnë as pasqyrat për t’u siguruar që mund të nisen.

Më shumë shoferë do të duhet të kenë kujdes nga semaforët, në vend që t’a qojnë mendjen dikah tjetër gjatë asaj kohe, apo edhe t’i përdorin telefonat mobilë./Independent

Përgatiti: Nuhi Shala