Flamuri i Gjermanisë - Foto: REL/Flickr

Shitet në Ankand një Fshat Gjerman

Një fshat i vogël në Brandenburg të Gjermanisë është shitur për 140.000 euro në një ankand.

Shtëpia e ankandit, The Karhausen në Berlin, ka thënë se fshati Alwine, me një popullsi prej 20 personash është shitur tek një person anonim, i cili ka kontaktuar përmes telefonit.

Kjo zonë ishte pjesë e ish Gjermanisë Lindore, rreth 100 kilometra në jug të Berlinit.

Në këtë pjesë nuk ka dyqane dhe as shërbime të udhëtimit. (REL)