Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Angli – Kosovë (FOTO)

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Angli – Kosovë, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Anglia dhe Kosova do të luajnë me 10 shtator të vitit 2019, ndeshja fillon prej orës 20:45.

Përmes rrjeteve sociale Federata e Anglisë, ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje që do të luhet në stadiumin e Southamptonit.

Stadiumi i Southamptonit “St. Mary’s Stadium”, ka kapacitet prej 32 mijë e 505 ulëseve.

 

Publikohet lista e futbollistëve për ndeshjet e Kosovës me Malin e Zi dhe Bullgarinë