Shenjat e leukemisë - Foto: Rtv21

Shenjat e Leukemisë te të Rriturit

Shumica e qelizave të reja të gjakut që i prodhon trupi vijnë nga një substancë yndyrore që gjendet në sasi të mëdha në zgavrat e kockave, ku prodhohen qelizat e gjakut.

Për ata që vuajnë nga leukemia, njëra nga këto qeliza të reja të gjakut ndryshon dhe bëhet e keqe.

Ajo pastaj fillon të klonohet dhe të një kopje të vet, e në këtë mënyrë përparon edhe sëmundja.

Drejtoresha  klinike e Programit të Leukemisë për të Rritur në Institutin Kancerit Dana-Farber, Martha Wadleigh ka thënë se për të rriturit mosha tipike (për fillimin e leukemisë) është diku nga 50 deri në 70 vjeçare.

Specialisti i informacionit në Qendrën Burimore të Informacionit për Leukemi dhe Limfomë, Meredith Barnhartt dhe Wadleigh tregojnë se kur është fjala për leukemi, nuk ka asnjë shenjë të caktuar  ose simptomë.

Por, ka disa simptoma të mbivendosura që tentojnë të tregojnë  llojet më të zakonshme të leukemisë tek të rriturit.

Lodhja e shpeshtë – Nëse ju jeni  ndjeheni të pafuqishëm gjatë gjithë kohës, dhe sidomos në qoftë se energjia juaj ka pësuar një ndryshim të dukshëm nga si jeni ndjerë më parë atëherë tregoni mjekut tuaj këtë gjë.

Fajtor mund të jetë edhe anemia.

Lëkura e zbehtë – “Meqenëse keni më pak qeliza te shëndetshme, mund të zhvillohet një anemi, e cila mund të çojë në lëkurë të zbehtë.

”Anemia mund të shkaktohet edhe në duart tuaja, duke i bërë ato  të ndjehen të ftohta gjatë gjithë kohës”, kanë thënë ekspertët.

Ethet dhe infeksionet– Qelizat e gjakut janë një komponent i rëndësishëm i sistemit tuaj imunitar. Nëse këto qeliza të gjakut janë të pashëndetshme , siç është rasti me qelizat e prekura nga leukemia, atëherë pritet që rastet kur ndjeni ethe ose infeksione të shpeshtohen, thotë Wadleigh. /21Media