Xherdan Shaqiri: Foto/ Facebook

'Shaqiri është si Messi, duhet të bëhet lider në Liverpool'

Xherdan Shaqiri është duke kaluar një sezon fantastik prej transferimit të tij në Liverpool nga Stoke City në afatin kalimtar të verës.

Shaqiri për ta konfirmuar formën e tij të mirë që po kalon, në ndeshjen e fundit të Liverpoolit ndaj Fulhamit në të cilën Liverpooli fitoi me rezultat prej 2-0, Shaqiri shënoi një gol të bukur.

Ish-trajneri i Shaqirit te Basel, Thorsten Fink, ka thurur elozhe për Shaqirin.

Duke folur për “ESPN FC”, Fink ka thën se Shaqiri e Mesi kanë talent. Ai tutje ka thënë se Shaqiri duhet të synoj që të bëhet lojtar i paprekshëm në formacionin e Jurgen Kloppit.

“Ronaldo ka punuar pa fund për të arritur aty ku është, ndërsa Messi e kishte të lindur, nuk iu desh të punonte për këtë talent. Ronaldo duhet të punojë pa fund, me fizikun dhe gjithçka. Messi e ka këtë talent, kjo vlen edhe për Shaqirin. Ai e ka këtë talent për të luajtur. Nëse ai punon në mënyrë profesionale, ai mund të jetë lojtari më i mirë te Liverpool, jo një lojtar i zakonshëm. Gjithnjë objektivi duhet të jetë përmirësimi dhe hedhja e hapit të radhës. Nëse luan për Liverpool, por nuk luan rregullisht, nuk mund të mjaftojë për të, ai duhet të synojë të bëhet lojtar i paprekshëm në formacion”, ka thënë Fink për Shaqirin.

Nuk duhet harruar se trajneri Fink ka qenë trajner i Shaqës, që kur ishte adoleshent dhe e transformoi atë nga mbrojtës krahu në anësorë ofansiv.

“Xherdani është inteligjent dhe ishte kënaqësi të punoja me të”, thotë trajneri aktual i Grasshoppers.

Fink e ka krahasuar Xherdanin me Roberto Carlosin sa i përket cilësisë si mbrojtës i krahut të majtë.

“Ai luante shumë mirë si mbrojtës i majtë, për mua ishte më i miri që kisha parë, pas Roberto Carlos, por synimi i tij ishte që të luante në sulm, gjithë kohën. Ishte lojtar shumë krijues, bënte gjëra që nuk të shkonte mendja se mund t’i bënte. Ai pason në thellësi, jep krose të sakta, shpesh gjuan mjaft mirë dhe gjithashtu ka një kontroll të shkëlqyer të topit. Kishte gjithçka që i duhej për të qenë futbollisti perfekt”, ka treguar Fink.

Thorsten Fink ka treguar se çfarë synimi ka pasur për Xherdanin.

“Synimi im kryesor për të ishte që të bëhej më profesionist. Kishte gjëra të vogla që doja që ai t’i mësonte, për t’u bërë një ndër më të mirët në botë. Me talentin e tij, ai nuk mund të luajë për Stoke, ai duhet të luajë për më të mirët. Kur e drejtoja unë kishim një marrëdhënie perfekte, bënte gjithçka i kërkoja në fushë. Tani ai po sillet në mënyrë perfektë, është transformuar në një profesionist të vërtetë dhe është shumë e rëndësishme që ka një trajner shumë të mirë mbi kokë”.