Xherdan Shaqiri Foto: Clive Rose/Getty Images

Shaqiri do të mungojë në ndeshjen kundër Serbisë

Liverpooli ka ndaluar Xherdan Shaqirin për t`u përballur me skuadrën serbe ‘Red Star Beograd’ në Ligën e Kampioneve që pritet të zhvillohet të martën, për arsye të shmangies së ndonjë situate të pahijshme.

27 vjeçari Xherdan Shaqiri është shqiptar etnik nga Kosova, që pas pushtimit serbe ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë përfundoi me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në vitin 1999.

Pas shënimit të golit për kombëtaren e Zvicrës kundër Serbisë këtë verë, Shaqiri festoi duke bërë një ‘shqiponjë’, e cila simbolizon flamurin shqiptar.

Pas kësaj, ai u gjobit me 10,000 franga zvicerane (£ 7,632) nga FIF-a për kremtimin që bëri gjatë ndeshjes Zvicër – Serbi në Kampionatin Botëror të Futbollit “Rusia 2018”.

“Kemi dëgjuar dhe lexuar spekulimet dhe flasim për atë lloj pritjeje që Shaqiri do të merrte dhe megjithëse nuk kemi asnjë ide se çfarë do të ndodhte, ne duam të shkojmë atje dhe të përqendrohemi 100% në futboll dhe nuk duhet të mendojmë për ndonjë gjë tjetër”, tha trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Ne jemi të respektueshëm dhe të gatshëm për të shmangur çdo ‘spektakël’ . Pra, për këtë arsye, Shaqiri nuk është i përfshirë dhe ai e pranon dhe e kupton këtë”.

Klopp shtoi se Liverpool “nuk kanë mesazh politik” dhe duan që fokusi të jetë në lojë “larg nga çdo gjëje tjetër”.

Shaqiri, i cili shënoj fitoren 4-0 ndaj Liverpoolit në Red Star muajin e kaluar, ka lindur në Jugosllavi dhe ishte ende një fëmijë kur familja e tij emigroi në Zvicër.

Liverpooli zhvillon ndeshjen të martën, e cila fillon në orën 17:55, në krye të grupit të Ligës së Kampionëve.