Foto: Facebook/ Sevilla

Sevilla lidere e re e La Ligas (Foto)

Sevilla ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Valadollidit me rezultat 1-0.

Ndeshje kjo e vlefshme në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Andre Silva në minutën ’30.

Në pjesën e dytë nuk pati gola dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë 1-0.

Pas kësaj fitore Sevilla e rrëmben vendin e parë me 26 pikë, një më shumë se Barcelona e cila i ka 25 pikë.