Foto: Sevilla

Sevilla i rikthehet fitoreve dhe i afrohet kreut të tabelës  (Foto)

Sevilla ka arritur që ta gjej rrugën e fitoreve, pas dy barazimeve radhazi në La Liga, duke e mposhtur Gironen me rezultat 2-0.

Të dy golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Ishte Ever Banega në minutën e 55’ i cili e kaloi në epërsi Sevillan nga penalltia.

Për golin e dytë u deshtë të pritej minuta e 64’, të cilin e shënoi Sarabia.

Pas kësaj fitore Sevilla rikthehet në vendin e dytë me 31 pikë.