Adre Silva, foto: Facebook

Sevilla dëshiron që të ta mbajë Andre Silvan në Spanjë

Klubi i Sevillas është i kënaqur me huazimin e sulmuesit të Milanit, Andre Silva, i cili deri më tani i ka impresionuar me formën e portugezit.

Sulmuesi portugez në verën e vitit 2018-të u huazua në Sevilla nga Milani, ku deri më tani në 11 paraqitje në La Liga, ka shënuar shtatë gola, duke i habitur të gjithë kritikët e futbollit, pasi pas qëndrimit një vjeçar në Milan, nuk kishte treguar asgjë.

Sipas “Calcio Mercatos”, Sevilla e ka opsionin që në fund të sezonit të nënshkruaj me Andre Silvan për 38 milionë euro.