Sergio Ramos po e konsideron largimin nga Real Madridi

E ardhmja e kapitenit legjendar të Real Madridit, Sergio Ramos  mund të jetë larg ‘Santiago Bernabeut’.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Sergio Ramos është duke e konsideruar largimin nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës.

“Marca”, shkruan se mardhëniet mes Real Madridit dhe Ramosit janë ftohur prej ndeshjes ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve, pasi kapiteni i madrilenëve ishte fjalosur me drejtuesit e klubit në dhomat e zhveshjes.

Për Ramosin janë të interesuar skuadra si Manchester United dhe Paris Saint-Germain, mirëpo edhe Juventus ka shfaqë interesim për të.

Ramos ishte pjesë e Real Madridit gjatë fitimit të katër trofeve të Ligës së Kampionëve gjatë prej vitit 2014 deri në vitin 2018.

Ai po ashtu e ka fituar katër herë La Ligan me Realin, dy herë Kupën e Spanjës dhe tre herë Super Kupën e Spanjës.