Sëmundjet që Zbulohen nga Çarja e Buzëve

Pëlcitja e buzëve mund të zbulojë shumëçka për gjendjen shëndetësore, posaçërisht nëse i kuroni rregullisht, kurse problemet nuk eliminohen.

Buzët pëlcasin më së shpeshti gjatë stinës së dimrit për shkak të erërave, ajrit të ftohtë, por edhe për shkak të pirjes joadekuate të ujit dhe shprehive të këqija të lëpirjes së buzëve.

Mirëpo kjo mund të jetë edhe sinjal i ndonjë çrregullimi në organizëm.

Mungesa e vitaminave të nevojshme
Mungesa e vitaminave B2 dhe B3 vërehet në buzë, gjuhë madje edhe në mishin e dhëmbëve. Nëse buzët ju janë shpesh të thata dhe ju pëlcasin, gjithsesi mendoni për marrje të suplementeve.

Pirja e pamjaftueshme e ujit
Njëri ndër simptomat e para të mungesës së ujit në trup është thatësia dhe pëlcitja e buzëve. Hulumtimet e deritashme kanë treguar që mungesa e ujit shton rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së mishit të dhëmbëve dhe grumbullimit të zmaltit dhe kariesit.

Reaksioni ndaj disa barnave
Barnat për hipotireozë dhe rregullim të shtypjes së gjakut shumë shpesh shkaktojnë pëlcitje të buzëve.

Marrje e tepruar e vitaminës A
Të tepruarit me vitaminën A mund të shkaktojë thatësi të buzëve, pëlcitje, lëvorisje dhe rrjedhje gjaku./21Media