Sekretet mrekullibërëse të Aloe Veras

Aloe Vera është e njohur që në kohët e lashta për vetitë e saj të shumta.

Sekreti i saj është i fshehur në brendësinë e saj, xheli mrekullibërës transparent që ka një përdorim të gjerë.

Disa nga rastet kur duhet përdorur Aloe Vera:

Djegiet

Në fund të viteve ’50 u përdor për herë të parë kundër djegieve, nga një farmacist nga Teksasi. Edhe nëse digjeni në shtëpi gjatë gatimit, mjafton të keni bimën e Aloe në vazo dhe përdoreni.

Stop insekteve

Aloe Vera jep lehtësi dhe për pickimet e insekteve. I kombinuar me tea tree oil ka veti mjaft të mira antibakteriale dhe dezinfektuese.

Edhe pse ne treg ka mjaft kremra që kanë përbërje të Aloe Verës por duhet kujdes të kërkoni ato me përqindjen më të lartë të saj.

Aleat i bukurisë

Shërben për hidratim të lëkurës tonë, rifreskim dhe sidomos për pjesën rreth syve, mjafton një sasi e vogël xheli e aloes në dorë, duke shtuar dy pika vaj natyral dhe duke e masazhuar me duar në lëkurë, e cila ndikon mjaft.

Aloe Vera është tipike e klimës së ngrohtë me një gjatësi deri në një metër me gjethe të gjata mishtore me ngjyrë jeshile intense./21Media