Sekretet e ajrit të pastër në Zvicër

Zvicra është e njohur për cilësinë e shkëlqyer të ajrit të saj. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është vendi i 13-të më pak i ndotur në botë, shkruan Këshilli Federal Zviceran.

Cilësia e ajrit ndryshon nga një vend në tjetrin, nga stina në stinë dhe nga lartësia në lartësi. Ekziston më shumë ndotje e ajrit në zonat urbane në Plateau, të cilat janë të ekspozuara ndaj trafikut rrugor, sesa në rajone me lartësi të lartë të alpeve dhe malet Jura.

Zvicra ka emetime shumë të ulëta të ndotësve të ajrit sesa vendet e tjera të Europës perëndimore me një dendësi të ngjashme të popullsisë.

Që nga viti 1990, Zvicra ka arritur të zvogëlojë emetimin e ndotësve të caktuar: ka zvogëluar për 80% emetimet e dyoksidit të squfurit (SO 2 ), 40% ka zvogëluar grimcat me madhësi  (PM10), për 50% ka zvogëluar  emetimet e dyoksidit të azotit (NO x ) dhe 70% ka zvogëluar komponimet organike të paqëndrueshme (VOC).

Këto përparime janë rezultat i politikave federale, kantonale dhe komunale për ajrin e  pastër, veçanërisht Urdhëresës Federale të Ajrit të Pastër, e cila hyri në fuqi në vitin 1986. Ajo mbështetet në Ligjin Federal të Mbrojtjes së Mjedisit dhe përmban një katalog masash (transporti, bujqësia, industria) për të zvogëluar emetimet e ndotësve të ajrit.

Cilësia e ajrit në Zvicër monitorohet dhe analizohet vazhdimisht nga 16 stacionet e Rrjetit Kombëtar të Ndotjes së Ajrit (NABEL). Zvicra gjithashtu i përket një rrjeti ndërkombëtar të monitorimit të ajrit dhe është anëtar i plotë i Agjencisë Europiane të Mjedisit.