Sarri kërkon transferimin e Fekir te Chelsea

Trajneri i Chelseas Maurizio Sarri, është duke shikuar mundësinë që në afatin kalimtar të janarit të transferoj sulmuesin e Lyonit Nabil Fekir.

Sipas “The Sun”, trajneri italiani ka kontaktuar personalisht me Fekirin, i cili ishte afër Liverpoolit në afatin kalimtar të verës, por në fund dështoi.

Fekir ka thënë se do t’i shqyrtoj ofertat e reja në afatin kalimtar të janarit ose në verë, pasi nuk planifikon që të qëndroj gjatë tek Lyoni.

Francezi në javët e fundit ka qenë i lidhur edhe për një transferim të mundshëm në Bayern Munich.