Santiago Solari me statistika të shkëlqyeshme te Real Madridi

Real Madridi me 29 tetor e shkarkoi trajnerin spanjoll Julien Lopeteguin, pas humbjes turpëruese ndaj Barcelones me rezultat prej 5-1.

E në vend të tij u emërua argjentinasi Santiago Solari, përkohsisht, por pas dy jave me  13 nëntor u emërua edhe zyrtarisht i cili nënshkruajti një kontratë tri vjeçare deri në vitin 2021.

E prej ardhjes së Solarit në Madrid, “Mbretërit”, kanë një bilancë të shkëlqyer, ku nga tetë ndeshje kanë shënuar shtatë fitore, një humbje dhe asnjë barazim.

Edhe faza e sulmit është duke funksionuar nën drejtimin e Solarit, ku nga tetë ndeshje kanë shënuar plotë 25 gola, dhe kanë pranuar vetëm gjashtë gola, pesë herë e kanë mbajtur portën të pa prekur.

Reali ndeshjen e ardhshme do ta luaj të dielën si mysafirë ndaj Huescas, në kuadër të La Ligas, me fillim prej orës 16:15.