Ilustrim

Sa më shumë lexoni, aq më vonë plaket truri

Studimi hap mendjen, por gjithashtu ndihmon për ta mbajtur atë në formë për shumë vite. Sa më i lartë niveli i arsimimit, rënia konjitive ose humbja e kujtesës dhe vëmendja humbin aftësinë me vonesë.

Konfirmimi i lidhjes midis nivelit të arsimimit dhe shëndetit të trurit për të moshuarit vjen nga një studim i udhëhequr nga Universiteti i Kalifornisë.

Studimi përdori të dhëna të marra nga një anketë me aftësitë njohëse të një kampionimi prej 10.374 amerikanësh në vitin 2000 dhe të një mostre prej 9995 personash mbi 65 vjeç në vitin 2010.

Personat u ndanë në disa kategori, sipas nivelit të arsimimit: me shkollë fillore, të mesme, të diplomuar dhe pasuniversitarë.

Studimi nxori në pak se mes viteve 2000-2010 jetesa pa demencë është rritur, por veçanërisht tek ata më të arsimuar: 1.51 vjet për meshkujt dhe 1.79 vjet për femrat. Rritja e viteve të jetës pa probleme konjitive ishte shumë më e ulët në mesin e atyre me arsim të ulët, rreth 0.66 vjet për meshkujt dhe 0.27 vite për femrat.

Ata që kishin arsim pasuniversitar kishin aftësi të ruajtjes së kujtesës edhe pas moshës 80-vjeçare. /Rtklive