Sa kosovarë vozisin ‘Fiat Punto’

Veturat italiane Fiat Punto të cilësuar si mjete të vogla për shkak të dimensioneve që kanë, preferohet nga rreth 3 mijë kosovarë

KALLXO.com ka siguruar të dhëna nga Ministria e Punëve të Brendshme, që sipas statistikave të tyre në Kosovë janë 3,696 vetura Fiat Punto.

Në vendin tonë një Fiat Punto i vitit 1997, kushton rreth 1,400 euro. Ai i vitit 2005 shitet me çmim rreth 3,300 euro. Si përfundim, veturat e prodhimtarisë 1997-2009 nuk shiten me çmim më të lartë se 4 mijë euro.

Në gjeneratën e parë të Punto janë prodhuar 3.429 milion, në të dytën 2.69 milion dhe në të tretën 2.67 milion. Vetëm në vitin 2013 afër 9 milion copë janë shitur në të gjithë botën.

KALLXO.com është duke publikuar të dhëna nga MPB për numrin e markave të ndryshme të makinave ndër to janë publikuar të dhëna për 22 mijë makina Golf 2 të regjistruara në vend dhe 25 mijë golf 5. Poashtu janë publikuar të dhëna për vetura si Lamburghini dhe Ferrarri. Shkrimet mund ti lexoni duke klikuar në hashtagun #auto.