Ilustrim: Kallxo.com

VIDEO - Sa është i sigurt ushqimi në Kosovë?

Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit e gjen Kosovën përballë një fushe komplekse e me shumë sfida.

Megjithatë, sipas autoritetit që kontrollon dhe monitoron sigurinë e ushqimit në Kosovë, nuk ka vend për të bërë panik.

Shqetësimi i qytetarëve këtë vit ka qenë hyrja e sasive të mëdha të vajit të palmës në Kosovë dhe niveli i lartë i nitrateve në fruta dhe perime.

Sipas Valdet Gjinovcit, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë së e Ushqimit dhe Veterinës  siguria e ushqimit në Kosovë është e kënaqshme.

“Jo vetëm për vajin e palmës mirëpo edhe te përbërësit e tjerë realizohet monitorimi i tyre dhe mbi të gjitha duke e ditur problemet shëndetësore që kanë njerëzit është duke shkuar në drejtim të zëvendësimit të yndyrnave shtazore me yndyrna bimore. Në këtë drejtim fatmirësisht në laboratorin që na e kemi dhe e kanë ndihmuar ekspertët gjermanë sot arrin të realizojnë të  testojnë” thotë Gjinovci.

Sipas tij, çdo produkt i qumështit kontrollohet për prezencën e vajit të palmës dhe sipas tij këto produkte në Kosovë janë të sigurta për konsum, nga ana tjetër për nivelin e nitrateve në fruta dhe perime Gjinovci thotë se matjet e Agjencisë nuk përputhen me ato që janë shfaqur në media.

“Nga mostrat të cilat janë analizuar të gjitha kanë dal brenda normave të lejuara, e thash në fillim shqetësu për shqetësu është Agjencia e Ushqimit përmes kësaj interviste dua t’i sigurojë qytetarët se nga mostrat e analizuara deri më tani kanë dal të gjitha brenda normave të lejuara”, shtoi ai.

Gjinovci thotë se për të siguruar kushte të mira për ruajtjen dhe shitjen e ushqimit në tregje duhet që komunat të marrin masat e duhura pasi që ato janë përgjegjëse. Sipas tij deri më tash masa ka ndërmarë vetëm komuna e Gjilanit.

Nga ana tjetër një institucion i autorizuar për të bërë testimin e ushqimeve ështe edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, doktoresha Drita Zogaj thotë mostrat për analizë i marin nga AUV-i dhe kryesisht vijnë nga pikat kufitare.

“Instituti Kombëtar nuk e ka të drejtën që të del të merr mostra dhe të bëjë plan të monitorimit të artikujve ushqimor, Instituti bën analizën dhe jep rezultatin në bazë të mostrave që sillen në Instituti”, thotë Zogaj.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për aksionet për shkatërimin e ushqimeve të dyshimta.

https://kallxo.com/pejanit-i-konfiskohen-mbi-nje-mije-kilogram-mish-te-prishur/

Ndërsa ka disa vite që është ngritur si shqetësim çështja e vajit të palmës në konsumin e përditshëm.

https://kallxo.com/memaj-konsumatoret-po-rrezikohen-nga-vaji-palmes/