Ilustrim. Foto: blog.toyota.co.uk/

Sa e pëlqejnë kosovarët veturën Toyota?

“Toyota” është një nga markat e mëdha të makinave në botë, qe perveç që janë ekonomike cilesohen edhe si mjete mjaft të sigurta.

KALLXO.com ka siguruar të dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme, që sipas tyre në vendin tonë janë gjithsej 5,049 vetura të markës Toyota.

Kompania japoneze Toyota” është krijuar nga Kiichiro Toyoda në vitin 1937, dhe radhitet në vendin e dytw në botë për prodhimin e veturave, kamioneve, robotave.

Në listen e veturave të reja është modeli “Toyota Land Cruiser” që shenon vleren më të lartë, ku çmimi i tij fillon prej 83,000 euro. Emri në shqip ka kuptimin “mjet per terren malor” qe le të nënkuptojm qe përveç luksit, fuqia e tij është e specifikuar edhe per terrene rurale.

Ndersa nder më e lira është “Toyota Aygo” e vitit 2005, ky model u quajt edhe si “supermini” pershkak të madhësisë së vogël qe ka dhe shitet afro 9,000 euro.

Ndër vite është cilesuar modeli “Lexus” prej makinave më luksoze të makinerisë japoneze Toyota. Marka e Lexus është tregtuar në më shumë se 70 vende dhe territore në mbarë botën dhe është bërë makina më e shitura e makinave premium. Ajo është renditur në mesin e 10 markave më të mëdha japoneze globale në vlerën e tregut. Dhe ka rreth 29 vite nw treg.

Edhe pse me bazë në Japoni, Toyota është një kompani vërtetë globale. Shumë nga modelet e saj janë projektuar dhe prodhuar në Evropë.

https://kallxo.com/sa-golf-5-jane-ne-kosove/