Rusia Rrit Kontrollin mbi Internet

Rregullat e reja i ofrojnë qeverisë ruse kontroll më të madh mbi internet, duke ndaluar shërbimet VPN, të cilat mundësojnë shfletim anonim në internet.

Ligjvënësit rusë në korrik të këtij viti vendosën për rregulla të reja sa i përket përdorimit të internetit në formë anonime.

Shërbimet e njohura si VPN, iu lejojnë përdoruesve të kenë qasje në faqe të bllokuara duke zëvendësuar adresat e tyre IP dhe duke fshehur lokacionin e vërtetë fizik.

Softuerët për shfletim anonim në internet janë shumë të popullarizuar në Rusi. Sipas rregullave të reja, VPN do të kërkojë regjistrim në monitoruesin e mediave shtetërore Roskomnadzor brenda 30 ditëve.

Shërbimet e internetit janë të obliguara për të bllokuar qasjen në ueb faqet e përfshira në listën e zezë të Roskomnadzor brenda tri ditëve.

Para nënshkrimit të rregullës së re mbi VPN verën e kaluar, presidenti Vladimir Putin ka lëshuar urdhrin për krijimin e strategjisë deri në vitin 2030, e cila i mundëson qeverisë të ketë një kontroll më të madh mbi internetin. /21 Media.