Rron Broja e konfirmon për KALLXO.com, se nuk është në bisedime me ‘Shkëndijen’

Mediat nga Maqedonia dhe Kosova, raportuar se mesfushori kosovar, Rron Broja, është afër kalimit tek skuadra tetovare ‘Fc Shkëndija’, nga skuadra e ‘Shkupit’, në afatin kalimtar të janarit.

Por, për të vërtetuar këtë, Kallxo.com, ka kontaktuar mesfushorin e ‘Shkupit’, Rron Brojen.

Broja, i pyetur nga Kallxo.com, se a është në bisedime me ‘Shkëndijen’, ai ka thënë se këto zëra të merkatos nuk janë të vërteta dhe se nuk është në bisedime më askënd.

“Jo, nuk ka kurgjo, deri verëm se di njëherë te Shkupi jam. Tasht për tash te Shkupi, skam bisedime me kërkon”, ka theksuar Broja për mediumin tonë.

Broja u transferua nga Trepça ’89 në Shkup, në afatin kalimtar të Janarit.

Mesfushori nga Mitrovica, në këtë sezon deri më tani ka bërë 16 paraqitje për Shkupin, ku ka asistuar një herë.