Foto: The Guardian

Rreth 300 krokodilë u vranë në Indonezi në shenjë hakmarrje

Fshatarët e Papuas Perëndimore therën 292 krokodilë duke përdorur thika, lopata dhe çekiçë.

Njerëz të armatosur me thika, lopata dhe çekiçë kanë therur 292 krokodilat pasi një njeri u vra nga një nga zvarranikët në një fermë në Papuan Perëndimore të Indonezisë, raporton ‘The Guardian’.

Kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Burimeve Natyrore të Indonezisë në Papuan Perëndimore tha se ishte menduar se viktima, 48 vjeç, po merrte bar për ushqimin e kafshëve kur ai u sulmua.

“Një punonjës dëgjoi dikë që bërtiste për ndihmë, shpejt shkoi atje dhe pa një krokodil që sulmonte dikë”, tha Basar Manullang.

Pasi burri u varros të shtunën, fshatarët hynë në fermë dhe vranë të gjithë krokodilat, tha Manullang.

Por një nga kushtet ishte se zvarraniket të mos e  shqetësonin komunitetin, shtoi Manullang.

“Për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri, mbajtësit e licencave të bujqësisë duhet të sigurojnë zonat përreth”, tha ai.

Ai tha se në vitin 2013 fermës i ishte dhënë një licencë për të kultivuar krokodilët e ujërave të njelmët dhe Guinesë së re për ruajtjen dhe mbledhjen e tyre. Por njeri nga kushtet ishte qe zvarraniket te mos shqetesonin komunitetin, ka shtuar Manullang.

Manullang tha se agjencia e tij po koordinohej me policinë në hetimin e tyre ndaj incidentit.

Vrasja e një specie të mbrojtur është një krim që sjell një gjobë ose burgim në Indonezi. 

Përgatiti: Drenushë Ramadani