Rrëshqet Vlera e Bitcoin, Bie Ndjeshëm edhe Etherium

Ka rënë dukshëm vlera e kriptovalutave Bitcoin dhe Etherium.

Vlera e Bitcoin në këtë orë është 9.561 dollarë, 7.821 euro, ndërsa Etherium është 802 dollarë amerikanë apo 656 euro.

Kjo vlerë e kriptovalutave, sipas CNN, është më e ulëta që nga muaji nëntor, ndërsa Bitocoin-i specifikisht ka rënë 30% gjatë kësaj jave.
Rrjeti amerikan i lajmeve tregon se rënia e valutave kriptografike Ripple dhe Etherium ka qenë dyshifrore.

CNN raporton se rënia duket të jetë shkaktuar nga një raport i Bloombergut, të publikuar të hënën, i cili tregonte se Kina është duke e ndërmarrë masa për kufizimin e tregëtimit të kriptovalutave. Sipas rrjetit amerikan të lajmeve zyrtarët kinezë i kanë ndaluat ktiptovalutat në tregun e bursës së Republikës Popullore të Kinës.

Ndryshe, kriptovalutat kanë zgjuar interesim të madhe muajt e fundit edhe në Kosovë. Në rrjete sociale janë hapur grupe të ndryshme ku personat e interesuar shkëmbejnë informacione në mihjen dhe shitëblerjen e kriptovalutave.

Ndër të tjera edhe Gazeta Jeta në Kosovë ka shkruar për mënyrën se si kosovarët iu bashkuan garës për kriptovaluta.

http://kallxo.com/gjnk/ne-kerkim-te-arit-si-iu-bashkuan-kosovaret-gares-per-kripto-valuta/