Foto: Kallxo.com

Rrahmani: Në Maltë, të vetmin qëllim e kemi fitoren

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur për mediat pas përfundimit të seancës së tretë stërvitore të “Dardanëve”.

Ai ka thënë se dy ndeshjet e fundit, ndaj Maltës e Azerbajxhanit, janë shumë të rëndësishme.

Tutje Rrahmani ka thënë se Malta nuk është ekip për t’u nënvlerësuar, duke thënë se në Maltë Kosova të vetmin qëllim e ka fitoren.

“Edhe ndeshja ndaj Maltës edhe ndaj Azerbajxhanit të dyja janë të rëndësishme, pasi nuk dihet se çfarë do të bëj Azerbajxhani në ndeshjen e parë, kështu që e jona është që të fitojmë ndeshjen me Malteën, pastaj edhe me Azerbajxhanin nëse është e nevojshme. Kështu që besoj që jemi fokusuar në ndeshjen e parë. Malta është ekip i mirë, i ka nxjerr dy barazime Azerbajxhanit edhe brenda edhe jashtë kështu që nuk është ekip për t’u nënvlerësuar”, tha Amir Rrahmani.

Ndeshja Malta- Kosova luhet të shtunën prej orës 18:00, në Maltë, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.