Foto: Juventus/Twitter
Ronaldo vlerësohet me notën 9.8 (Foto)
12.3.2019 - 23:40
Juventus është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Atletico Madridin me rezultat 3-0, dhe me rezultat të përgjithshëm nga të dy ndeshjet 3-2.
Më meritori për kualifikimin e Juventusit në këtë ndeshje ishte Cristiano Ronaldo duke i shënuar tre gola.
Webfaqja e statistikave ‘Whoscored.com’, e ka shpallur Cristiano Ronaldon si lojtari i ndeshjes me notën 9.8.
Ndërsa dështimi i ndeshjes ishte portieri Oblak me notën 5.4.