Ronaldo tregon se cila është gjëja me e rëndësishme për të për sukseset në futboll

Cristiano Ronaldo e ka fituar pesë herë Topin e Artë, si lojtari më i mirë në botë, por portugezi nuk ndalet me kaq, pasi kërkon çdo herë më shumë nga vetja e tij.

Ai së fundmi ka shënuar tre gola në fitoren e Portugalisë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombëve ndaj Zvicrë duke e dërguar kombëtaren e tij në finale të kësaj gare.

Ronaldo ka folur për sukseset e tij, para finales ndaj Holandës që e luajnë nesër prej orës 20:45.

Ai ka thënë se për të gjëja më e rëndësishme është koka e tij, të ndihet i motivuar dhe i lumtur.

“Është përgatitja, etika ime e punës. Ende ndihem i ri, i freskët fizikisht, pavarësisht se jam 34 vjeç. Gjëja më e rëndësishme është koka juaj, të ndiheni të motivuar dhe të lumtur. Nëse ndiqni rrugën time si futbollist, e kuptoni se kam ende shumë për të dhënë. Ndihem shumë mirë”, ka thënë Ronaldo fillimisht.

Ai ka folur për finalen e nesërme duke shpreuar ta fitoj atë.

“Personalisht kam luajtur në dy finale, atë të “Euro 2004” dhe “Euro 2016”, kjo do të jetë e treta. Tri finale nuk janë pak, shpresoj që të fitoj dy të tilla. Kjo do të ishte fantastike dhe unë shpresoj, po kështu edhe skuadra. Ne mendojmë pozitivisht, edhe për faktin se do të luajmë në shtëpi. Shpresoj që stadiumi të jetë i mbushur, sepse kështu do të ketë energji të mirë”.Kjo energji do të transmetohet tek ne. Me tifozët në mbështetje, të gjithë ne mund të jemi më të sigurt në fushën e lojës, do të japim më të mirën”, ka thënë Ronaldo.

Portugezi tani është pjesë e skuadrës së Juventusit në Itali.