Ronaldo dëshiron James Rodriguez në Juventus

Kolumbiani James Rodriguez e ka përfunduar huazimin e tij dy vjeçar te skuadra e Bayernit nga Real Madridi dhe tani nuk dihet se ku do të përfundoi reprezantuesi i Kolumbisë.

“Goal.com” shkruan se Cristiano Ronaldo dëshiron të bashkohet me bashkëlojtarin e tij në Juventus.

Cristiano Ronaldo dhe James Rodriguez kanë luajtur së bashku në Real Madrid dhe kanë pasë komunikim të mirë ndërmjetvete në fushën e lojës, por edhe jashtë saj .

Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane është i gatshëm ta lërë të lirë Jamesin, pasi nuk e konsideron më si lojtarë të rëndësishëm te madrilenët.

Vet 27 vjeçari Rodriguez e ka konfirmuar se më nuk do të kthehet të luaj për Bayern Munich.

Për Jamesin kanë shprehur interesim skuadra e Arsenalit në Premierligë dhe Napoli në Serie A.

Mirëpo, në avantazh duket Juventusi, pasi atë e dëshiron edhe Cristiano Ronaldo i cili i beson kolumbianit se do të jap kontribut të madh te “Zonja e Vjetër”.

Ish lojtari i Bayern Munich Lothar Matthaus ka thënë se transferimi i James mund të arrihet shumë lehtë te Juventusi.

Matthaus i pyetur nga gazeta spanjolle “AS”, për Jamesin, ai ka thënë se ka pasur një bisedë me Jamesin para dy jave dhe e sheh atë në Juventus.

“Ne kishim një bisedë para dy javëve në festën e Bayernit pas fitimit të Bundesligës. E shohë atë në Juventus. Ai është shumë i afërt me Cristiano Ronaldon dhe më ka ka thënë se ka pasur kontakte me të dhe Ronaldo i kishte thënë se e dëshiron atë te Juventusi”, ka thënë Matthaus.