Ronaldo 3 - 1 Zvicra (VIDEO)

Portugalia ka kaluar në finale të Ligës së Kombeve, pasi e mposhti Zvicrën me rezultat 3-1.

Njeriu i ndeshjes ishte Cristiano Ronaldo i cili i shënoi hat-trick në këtë ndeshje.

Ndeshjen e hapi lojtari i Juventusit në minutën e 25’ me një supergol nga gjuajtja e lirë.

Zvicra e barazoi rezultatin në minutën e 57’ me Rodriguezin nga penalltia.

Portugezët e rikthyen epërsinë në minutën e 88’ me Ronaldon.

Për rezultatin 3-1 ishte përsëri ai që u përkujdes për gol Cristiano Ronaldo.

Për Zvicren në këtë ndeshje luajtën tërë ndeshjen Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Portugalia do ta pres fituesin e ndeshjes Holandë- Angli, që zhvillohet nesër.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.

 

Ronaldo i pandalshëm i shënon dy gola për dy minuta (VIDEO)