Foto: Facebook/ Roma
Roma shënon fitore të thellë (Foto)
11.11.2018 - 22:29
Roma është rikthyer tek fitoret, duke mposhtur Sampdorinë me rezultat të thellë prej 4-1, ndeshje kjo e vlefshme në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.
Vendasit e nisën mirë pjesën e parë ku vetëm pas 19 minutave kaluan në epërsi me Juan Jesus.
Me rezultatin prej 1-0, u mbyll pjesa e parë.
Për golin e dytë të Romës u përkujdes Patric Schick në minutën ’59.
Roma nuk u ndal me kaq, pasi El Shaarawy shënoi golin e tretë në minutën e ’72.
Mysafirët e ngushtuan epërsinë në minutën e ’89 me Defrelin.
Për rezultatin përfundimtar prej 4-1, u përkujdes El Shaarawy në minutën e ’93.
Roma pas kësaj fitore pozicionohet në vendin e gjashtë me 19 pikë.