Roma fiton me zor (Foto)

Roma ka arritur që të rikthehet tek fitoret, pas një triumfi të vështirë ndaj Genoas me rezultat 3-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të në Serie A.

Genoa kaloi e para në epërsi me Piatekin në minutën e 17’, pas gabimit të portierit të vendasve.

Për golin e barazimit u përkujdes Fazio në minutën e 31’.

Mysafirët pas vetëm dy minutave e rikthyen epërsinë me Hiljemark.

Romakët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 45’ e barazuan rezultatin me Kluivert.

Golin e fitores e shënoi mesfushori Cristante në minutën e 59’.

Pas kësaj fitoreje Roma pozicionohet në vendin e gjashtë me 24 pikë.