Foto: Facebook/ Roma

Roma dhe Real Madridi luajnë për vendin e parë (Foto)

Roma dhe Real Madridi, sot do ta zhvillojnë ndeshjen e pestë në kuadër të Grupit G, në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje është e rëndësishme, pasi ai ekip i cili fiton sonte, atëherë do ta rrëmbej vendin e parë, pasi të dy skuadrat  nga katër ndeshje i kanë nga nëntë pikë.

Në ndeshjen e parë, Real Madridi kishte shënuar fitore të lehtë ndaj Romës me rezultat prej 3:0.

Në pesë përballjet e fundit të këtyre dy ekipeve, statistikat flasin në të mirë të Realit e cila i ka fituar katër ndeshje dhe një ka mbetur me barazim.

Po ashtu, te dy skuadrat në kampionatet e tyre nuk janë duke kaluar formë të mirë, ku të shtunën Real Madridi, pësoi humbje prej 3-0, ndërsa Roma humbi prej Udineses me rezultat prej 1-0.

Të dy ekipet në këtë ndeshje do të hyjnë me disa mungesa në lojë.