Robbie Keane: Harry Kane ka gjithçka, ai është numri 9 më i mirë në botë

Ish-lojtari i Tottenhamit dhe i Irlandës, Robbie Keane, ka thurur elozhe për sulmuesin e Tottenhamit Harry Kane.

Ai ka thënë se sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane është sulmuesi më i mirë në botë që e bartë numrin 9.

Sipas tij, Kane i ka të gjitha që duhet t’i ketë një qendër sulmues.

“Për mua, në këtë moment, nuk mendoj se ka një numër 9 më të mirë në botë. Do të thosha se ai është më i miri në këtë pozicion. Kane ka gjithçka. Shënon gola me këmbën e majtë, me këmbën e djathtë, me kokë, me goditjet e lira”, ka thënë Keanë për “Spurts TV”.