Rita Ora bëhet imazh edhe i kësaj kompanie

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora mbetet një prej yjeve që kërkohet në tregun e reklamave.

Së fundmi Rita është bërë bërë pjesë e një reklame për një kompani amerikane, shkruan rtv21.tv Përmes një video të cilën Rita e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram, ka treguar se tani është bërë pjesë e reklamës së kompanisë “Onygoshop”, ku me këtë rast ajo ka treguar se është e ngazëllyer për pjesëmarrjen e saj në këtë reklamë.

“E ngazëllyer me fushatën time për të @onygoshop. Shikoni modën dhe këpucët e tyre të bukura”, ka qenë shkrimi të cilin Rita e ka hedhur poshtë videos së publikuar në Instagram./ 21 Media