Renditja e re e kombëtareve në Ligën e Kombeve

Mbrëmë kanë përfunduar ndeshjet e fundit nëpër grupe të Ligës së Kombeve, ku edhe janë caktuar se kush do të luajë në finalet për më të mirin e Ligës së Kombeve, kush është ngritur një ligë më lartë e kush ka rënë një ligë më poshtë.

Faqja zyrtare e UEFA-s, sot ka publikuar një shkrim duke sqaruar gjithçka se si do të duket Liga e Kombeve për vitin 2020/21.

LIGA A

Në Ligën A do të jenë ekipet si Zvicra, Portugalia, Holanda, Anglia, Belgjika, Franca, Spanja, Italia.

Ndërsa ekipet të cilat janë ngritur nga Liga B, e tash do të luajnë në Ligën A, janë Bosnja e Hercegovina, Ukraina, Danimarka dhe Suedia.

Në Ligën A, katër grupe do të ndahen me nga tri ekipe, kurse përsëri fituesit e grupeve do të ndeshen në qershorin e vitit 2021, së pari në gjysmëfinale, pastaj në finale. Vendi pritës i finaleve të vitit 2021 do të vendoset njëri nga shtetet finaliste të cilat do të luajnë në qershor të vitit 2019-të.

LIGA B

Në Ligën B do të jenë kombëtare të cilat kanë rënë nga Liga A dhe janë ngritur nga Liga C, dhe kombëtaret të cilat as nuk janë ngritur një ligë më lartë e as nuk kanë rënë më poshtë.

Kombëtaret të cilat kanë rënë nga Liga A e do të luajnë në Ligën B, janë: Kroacia,  Polonia, Gjermania, Islanda. Ndërsa kombëtaret të cilat kanë qenë në Ligën B e ende  do të jenë, janë: Rusia, Austria, Uellsi, Çekia. Kombëtaret të cilat janë ngritur nga Liga C në Ligën B, janë: Norvegjia, Serbia, Finlanda.

Në Ligën B do të ndahen katër grupe me nga tri ekipe.

LIGA C

Edhe në Ligën C, do të ketë kombëtare të cilat kanë rënë nga Liga B, dhe të cilat kanë qenë pjesë e Ligës C, dhe kombëtare të cilat janë ngjitur nga Liga D, në Ligën B.

Kombëtaret të cilat kanë rënë nga Liga B, janë: Sllovakia, Turqia, Irlanda dhe  Irlanda e Veriut. Ndërsa kombëtaret që kanë qenë pjesë e kësaj lige dhe do të jenë janë: Bullgaria, Izraeli, Hungaria, Rumania, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi. Ndërsa kombëtaret të cilat janë ngritur në Ligën C, janë: Gjeorgjia, Maqedonia, Kosova dhe Bjellorusia.

Edhe në këtë ligë do të jenë katër grupe, por tri grupe do të jenë më nga katër kombëtare, ndërsa njëri grup do të jetë me vetëm tri kombëtare.

LIGA D

Në ligën D, do të jenë kombëtaret të  cilat kanë rënë nga Liga C, dhe ato kombëtare që veçse kanë qenë në Ligën D.

Kombëtaret e Ligës D, do të jenë: Qipro, Estonia, Sllovenia, Lituania, Luksemburgu, Armenia, Azerbajxhani, Kzakhstani, Moldavia, Gjibraltari, Ishujt Faroe, Lativa, Litenshtajni, Andorra, Malta dhe San Marino.

Në këtë ligë do të jenë katër grupe me nga katër kombëtare.

Ndeshjet e play-offit, do të luhen në janar dhe shkurt të vitit 2020.

Ndërsa ndeshjet e para të grupeve do të fillojnë më 3 shtator 2020.