Foto: Real Madrid/ Facebook

Reali vazhdon me fitore (Foto)

Real Madridi ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Celta Vigos, me rezultat 4-2, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 12-të të La Ligas.

Karim Benzema shënoi golin e parë të Realit në minutën ’23.

Rezultati i pjesës së parë u mbyll me golin e francezit.

Në pjesën e dytë i pamë edhe pesë gola.

Fillimisht Cabral i Celta Vigos, shënoi autogol për t’ia dhënë epërsinë prej dy golave mysafirëve.

Për ta ngushtuar epërsinë u përkujdes Mallo në minutën e ’61.

Sergio Ramos në minutën e ’83 shënoi nga pika e penalltisë për ta kryer dilemën e fituesit.

Por, madrilenët nuk u ndalën me kaq, pasi Dani Caballos shënoi golin e katërt në minutën e ’91.

Vendasit shënuan edhe një gol krejt në fund të ndeshjes me Mendez.

Reali pas kësaj fitore radhitet në vendin e gjashtë me 20 pikë.