Reali ‘këndellet’ e mposht me lehtësi Valencian (Foto)
01.12.2018 - 22:55
Real Madridi e ka fituar derbin e javës ndaj Valencias, me rezultat prej 2-0, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 14-të në La Ligan Spanjolle.
Madrilenët kaluan në epërsi në minutën e 8’ me autogolin e Wassit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin prej 1-0.
Edhe në pjesën e dytë ishin përsëri vendasit që shënuan në minutën e 83’, për rezultatin përfundimtar prej 2-0.
Pas kësaj fitore Reali pozicionohet në vendin e pestë me 23 pikë, ndërsa Valencia në vendin e 13 me 17 pikë.