Reali e dëshiron mbrojtësin e Romës Kostas Manolas

Real Madridi është duke kërkuar që në afatin kalimtar të janarit, ta përforcoj ekipin në secilin repart me lojtar adekuat.
Sipas “TMW”, madrilenët janë duke e monitoruar situatën e mbrojtësit të Romës, Kostas Manolas.

Greku Manolas është lidhur edhe më herët për një transferim të mundshëm në Madrid, por nuk ka ndodhur asgjë.
Manolas klauzolën e largimit në kontratë e ka 41 milionë euro, shumë që nuk do të paraqiste problem për spanjollët.

Për Manolasin gjatë afatit kalimtar të verës është kërkuar edhe nga Arsenali e disa skuadra të tjera evropiane.