Real Madridi, 200 milionë euro për dy lojtarët që luajnë në 'Serie A'

Në Angli dhe Itali merkato është mbyllur, por në disa kampionate të tjera të Europës, duke përfshirë LaLigën, klubet do të kenë kohë deri në fundin e gushtit për të përforcuar skuadrat e tyre.

Sipas “Don Balon”, Real Madridi ka dy objektivat për të përforcuar sulmin pas largimit të Ronaldos drejtë Juventusit.

I pari është Maurito Icardi, sulmuesi i Interit i cili vazhdon të jetë në planet e Florentino Perez për të zëvendësuar Cristiano Ronaldo-n.

Sipas medias spanjolle, Real ka bërë gati 100 milionë euro për të bindur Inter-in dhe pagë prej 10 milionë euro në vit për sulmuesin.

I dyti është ylli i Lazio-s, serbi Milinkovic-Savic.

Sipas shtypit spanjoll, lojtari ka një marrëveshje verbale me klubin “merengues” dhe Perez do të bëjë një ofertë tunduese (100 milionë euro) në ditët e ardhshme.

Deri më 31 gusht gjithçka mund të ndodhë.

Por, duke parë se klubet nuk do të kenë mundësinë për t’i zëvendësuar yjet që mund të largohen, madrilenët do të duhet të ofrojnë diçka më shumë për të siguruar objektivat e tyre.